Hoteli i ushqimit, ëndrra e çdo "llupësi"

Një kruasant në vend të jastëkut, një copë gjigante buke të thekur në vend të kokës së krevatit dhe dy sanduiçe në vend të papuçeve të shtëpisë. Kjo është një ëndërr për të gjithë adhuruesit e ushqimit, brumit, dhe ëmbëlsirave. Të gjithë ata që kanë menduar ta kalojnë natën brenda një pastiçerie për të ngrënë gjithçka, tani munden. Hoteli "Bread and Breakfast" në New York jua mundëson këtë.