Gucci sjell 'horror' në pasarelë

Prezantimi i koleksionit të Gucci vjeshtë/dimër 2018 ishte ndoshta shfaqja më e çuditshme deri tani në këtë muaj të modës.

Drejtori kreativ Alessandro Michele duket se po synonte maksimumin e çuditshëm gjatë shfaqjes, që u mbajt në Gucci Hub në Milano të mërkurën.

Në pasarelë u shaqën modele me veshje aspak të zakontë ndërsa mbanin në duar, dragonj e gjarpërnj jo real dhe kokat e 'prera' të tyre.

Padyshimë që kjo ishte një zgjedhje e veçantë e Gucci për këtë sezon.

Jo vetëm por Gucci solli iluzionin e një spitali në pasarelë.

Me karriget, paisjet mjeksore të ftuarit dukeshin sikur ndodheshin në salle operacion.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET