Greqi, anija me 6.2 tonë drogë

Droga që u kap para disa ditësh në afërsi të ishullit të Kretës, dyshohet se mund të destinohej për të financuar terrorizmin. Anija rimorkiator me 6,2 tonë kanabis u ndalua mesjavën e kaluar, pasi kishte lundruar nën survejimin e shërbimeve inteligjente greke dhe të huaja. Policia bregdetare greke ka publikuar edhe një video nga ky operacion, që u zhvillua në bashkëpunim me Europolin dhe drejtorinë e doganave franceze. Një anije patrullimi greke, që mbështetej nga një avion i agjencisë europiane të kufirit, Frotenx, e lokalizuan rimorkiatorin në një distancë 50 milje nga pjesa jugore e ishullit të Kretës. Edhe pse rimorkiatorit i dolën përpara komandos të forcave speciale, u desh të hidheshin disa të shtëna paralajmëruese që anija të ndalonte. I gjithë ekipazhi i rimorkiatorit, i përbërë nga 6 shtetas sirianë u arrestua. Të gjashtë ata do të paraqiten në hetuesi këtë të hënë.
Kalabria që nuk njihnit
14/08/2019 - 10:29
"Fluturime" mbi liqen
14/08/2019 - 08:55
Las Vegas-i që nuk e prisje
13/08/2019 - 09:29
Spektakël nënujor!
10/08/2019 - 10:05