Gramsh, flakët shkrumbojnë 15 ha tokë me dru pishe

Plot 15 ha sipërfaqe me dru pishe janë djegur në zonën pyjore të qendrës administrative Skënderbegas në Gramsh. Forcat e shërbimit pyjor së bashku me zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga zjarrfikësit punuan për izolimin e flakëve të cilat ishin favorizuar nga era. Sot në mesditë flakët u vunë nën kontroll.