Gjirokastër, një pallat 5 katësh rrezikon shembjen

Banorët të lagjes "Punëtori" në Gjirokastër janë vënë në alarm nga rrëshqitjet e dherave. Si pasojë janë dëmtuar muret e një banesë tre katëshe në të cilën jetojnë tre familje. Rrëshqitja e dherave ka alarmuar gjithashtu edhe banorët e një pallati 5 katësh pranë pasi ndërtesa rrezikon shembjen. Mësohet se shkak është bërë një gërmim në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dy katësh dhe reshjet e ditëve të fundit duket se i "kanë dhënë dorë" për përkeqësimin e situatës. Janë rreth 15 familje që kanë lënë pallatin nga frika e shembjes së tij. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake të cilët kanë marrë në pyetje administratorin e objektit në ndërtim, punimet për të cilin kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave të cilit rrezikojnë shembjen e pallatit pesë katësh.
Seksi si Belen
15/07/2018 - 16:39
Çokollatë për...t'u veshur
14/07/2018 - 10:12
Me pamje nga deti
13/07/2018 - 09:00
Gjeni ku ndodhen macet
12/07/2018 - 12:04