Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur me mbetje njeriu brenda
Një burrë është gjetur i shkrumbuar brenda makinës, ku u zbulua edhe trupi i pajetë. Kalimtarët lajmëruan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në Derven të Fushë-Krujës.
Automjeti i djegur është një “Volkswagen Turan”, ndërsa ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur.
Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima, i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur në këtë vend prej autorëve.