Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur me mbetje njeriu brenda

Një burrë është gjetur i shkrumbuar brenda makinës, ku u zbulua edhe trupi i pajetë. Kalimtarët lajmëruan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në Derven të Fushë-Krujës. Automjeti i djegur është një “Volkswagen Turan”, ndërsa ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur. Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima, i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur në këtë vend prej autorëve.
Impianti luksoz i kuajve
11/11/2019 - 22:12
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47