Fotot skandaloze/ Shqiptarët rrezikojnë jetën e tyre në rrugë!

Sipas raportit të fundit të Policisë Rrugore në vitin 2018, 227 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore.Këto shifra janë alarmante për një vend të vogël si Shqipëria.Por kush është fajtori?Cilësia e rrugëve, marrja e patentës përmes korrupsionit, shoferët e dehur e me telefona në dorë?Kësaj pyetjeje mund t’i japin përgjigje vetëm institucionet, por Rtv Ora ka siguruar disa foto skandaloze të bëra në rrugët tona, ku shihen njerëz të ndryshëm që kanë rrezikuar jetën e tyre, por edhe të fëmijëve e anëtarëve të familjes së tyre. Fotot jane marrë nga drejtoria e policisë rrugore.