Foto nga fitorja e Partizanit përballë Laçit

Emocionuese ishte dhe sfida në Laç, aty ku vendasit u mposhtën pastër 3-0 nga Partizani. Të besuarit e Klevis Dalipi nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë, ndërsa në të dytën "shpërthyen", duke shënuar tre herë. Për të zhbllokuar takimin mendoi Cardoso në minutën e 51-të, ndërsa golat e Abdurahimi e Gerhard Progni-t, i dhanë 3 pikë mjaft të merituara "demave". Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e katërt me 3 pikë më pak./ Fotot jane marre nga Facebook-u i FK Partizani
Macet kapele, trendi më i ri
28/12/2017 - 11:50