FOTO/ Çfarë humbet nga dueli i Korçës

Tirana e këtij viti është e frikshme. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin 2-1 kampionët në fuqi të vendit, Skënderbeun, duke koleksionuar kështu fitoren e katërt në 6 javët e fundit, të tretën në këtë vit kalendarik. Sfida u zhbllokua shumë shpejt, ku një aksion perfekt nga Ngo, Hasani dhe Greca konkretizohet me gol nga Kobina, i cili ndëshkoi portierin Dajsinani nga një distancë e afërt. Reagimi i kampionëve ishte i menjëhershëm, me Sibo që vendosi ekuilibrat në limitet e pjesës së parë. Megjithatë, festa e Sibo si ajo e Cristiano Ronaldos nuk i mjaftoi Skënderbeut për të marrë pikë, pasi Ngo kishte një tjetër synim sa i përket këtij 90 minutëshi. Gjigandi anglez lëvizi mirë në zonën e vogël, duke lëshuar një goditja kirurgjikale drejt rrjetës së Skënderbeut, e cila mund të rezultojë edhe fatale për trajnerin e korçarëve, Orges Shehi. Tetë humbje në 9 javët e fundit janë shumë për një skuadër që në fillim të sezonit kërkonte titullin, por duket se rrugët janë prerë këtu. Ndërkohë, me këtë fitore Tirana rrit shpresat për një vend në Kupat e Europës, teksa mban vendin e 7-të me 28 pikë, -10 nga zona Europiane. Ndërsa korçarët ndodhen një pozicion më lart me 33 pikë./ FOTO LSA