"Fluturime" mbi liqen

Ditët e nxehta të gushtit kanë mbledhur me dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut në liqenin e Matkës për tu freskuar dhe kaluar fundjavat. I tillë është dhe ky grup të rinjsh, të cilët bëjnë akrobacira me hedhjet dhe zhytjet në ujë.Matka është një nga peisazhet më të njohura dhe më madhështore në Maqedoninë e Veriut. Gjendet vetëm 15 kilometra larg qytetit kryesor, Shkupit, dhe është vendi më i preferuar për qytetarët për kalimin e fundjavave. Ajo është një kanion i lumit Treska i cili karakterizohet me formë specifike, shumëllojshmëri të relievit, shpate të pjerëta dhe masive shkëmbore vertikale. Ky fshat është përmendur për bukuritë e tij natyrore edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kur rekomandojnë vizitë në Maqedoninë e Veriut, Liqeni i Matkës është ndër vendet e para që duhet të vizitohet.
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47