Fitorja e derbit përmes fotove

Nën një situatë të tensionuar, Partizani "skuq" sërish kryeqytetin. Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore nuk njohin kundërshtarë, të paktën në kryeqytet, pasi nuk humbin një derbi kundër Tiranës prej 18 takimesh. Golat e Cordeiro e Solomon vendosen fatet e takimit, me Partizanin që ia arriti të fitojë me shifrat e ngushta 2-1 përballë Tiranës. Në "Selman Stërmasi", rivaliteti mes skuadrave të kryeqytetit nisi shumë shpejt. Pak minuta para nisjes së takimit, tifozë të ekipeve respektive nisen të ofendoheshin në distancë. Kjo solli revoltim tek ta, që degradoi më pas në përplasje fizike. Disa tifozë morën plagë të lehta, teksa emocionet dhe ashpërsia u "transferua" në fushën e lojës. Përplasjet për top mes lojtarëve ishin të pashmangshme, teksa nervat sa vinin e rriteshin. Ishte sulmuesi i Tiranës, Ngoo ai që tërhoqi vëmendjen me temperamentin e tij. Një përplasje në mesfushë solli pakënaqësi te britaniku, i cili foli me tone të larta me këdo që i dilte para. Gjithsesi, Meta tregoi durim dhe nuk e ndëshkoi me karton, duke i dhënë më pas vend ... futbollit. Raste të pafundme në portën e Alban Hoxhës shoqëruan 20 minutat e para, por ishte Partizani ai që realizoi. Një gabim në mbrojtjen bardheblu dhe aty përfitoi William Cordeiro. Braziliani i ardhur këtë verë nga Kukësi kontrolloi sferën dhe në hyrje të zonës lëshoi një të majtë që u ndal vetëm nga rrjeta. Ekzekutim që solli entuziasmin te Partizani, ndërsa u duk se tronditi keqazi Tiranën. Bardheblutë nuk e morën aspak pozitivisht këtë gol, duke pësuar sërish. Këtë herë ishte Solomon ai që u tregua i saktë me kokë. Nigeriani vulosi fatet e pjesës së parë, teksa fraksioni i dytë pa një Tiranë akoma dhe më kërkuese. Përpjekje që u shpërblyen vetëm në minutën e 79-të. Edon Hasani shndërroi në gol një goditje këndi, por kjo nuk vlejti për t'i marrë pikë Partizanit. Ndërkohë, ky 3 pikësh "çliron" edhe teknikun, Franco Lerda, i cili ishte vënë në pikëpyetje për të ardhmen. Kjo fitore bën akoma dhe më interesante kampionatin, pasi tashmë distanca mes Bylisit kryesues dhe Partizanit të vendit të 5-të është vetëm një pikë, aq sa Tirana e vendit të tretë./ FOTO LSA
Fotografi të pabesueshme!
10/10/2019 - 10:09
Imazhe të pabesueshme!
10/10/2019 - 10:09
"Na ishte njëherë Londra"
08/10/2019 - 08:34