Firma e Edi Reja në kontratën me FSHF-në

Tashmë është zyrtare. Edi Reja është trajneri më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Konfirmimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare në internet e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila njofton se ka arritur akordin me trajnerin italian. Reja ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion për një tjetër, në rast se do të arrijë rezultate të kënaqshme në krye të kuqezinjve. Reja, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra si Torino, Napoli dhe Atalanta do të jetë nën drejtimin e kuqezinjve që në ndeshjen e ardhshme, pikërisht atë ndaj Islandës me 8 qershor. 73 vjeçari do të mund të debutojë në transfertën e largët, ku do të synojë të arrijë një fitore për të mbajtur të gjallë shpresat për një kualifikim në Europianin 2020. Ish-tekniku i Napolit bëhet trajneri i 3-të italian në krye të kombëtares kuqezi, pas Gianni de Biasi dhe Christian Panucci. Pikërisht, Reja, në këtë post zëvendëson Panuccin, i shkarkuar pas humbjes ndaj Turqisë.
Impianti luksoz i kuajve
11/11/2019 - 22:12
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47