Durrësi, qyteti "fantazmë" pas tërmetit

Ky është Durrësi pas tërmetit. Një qytet i braktisur, me pallatet të dëmtuara, shumica të rrethuara me shiritë nga policia si zonë krimi. Në rrugë ka inerte kudo. Rrallë të qëllon të shohësh njerëz në rrugë. Ata pak që janë mund të kenë dalë për të kryer ndonjë pazar, të tjerë që kthehen pranë banesave për të dokumentuar me foto dëmet që u janë shkaktuar. Janë 176 pallate dhe 701 banesa janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit vetëm në Durrës, sipas vlerësimit paraprak. 12 janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të tjerët do t'i nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve për të vendosur nëse do të shemben. / FOTO LSA
Studentët rinisin protestat
22/01/2020 - 11:17