"Duam bukën dhe lekët tona!" naftëtarët në marshim drejt Tiranës

Me thirrjet "Duam bukë, duam lekët tona", rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe Rafinerisë së Naftës Fier, vazhdojnë protestën duke lëvizur në këmbë në rrugën nacionale Fier-Tiranë. Ata përfaqësojnë mbi 1200 naftëtarë të tjerë dhe janë nisur në këmbë drejt Tiranës Marshimi protestë nisi sot në mëngjes, (27 dhjetor 2017) nga qendra e Fierit, ku naftëtarët vendosën të përshkallëzojnë protestat për pagat e prapambetura dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore.
Torta të neveritshme!
16/03/2018 - 16:55