Dëbora bllokon disa fshatra në qarkun e Shkodrës

Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë prekur prej ditësh vetëm zonat malore duke krijuar një situatë problematike. Por tërmeti i renë paradrekën e së enjtes ndikoi edhe më shumë në zonën e Vermoshit, pasi e bëri rrugen e re të pakalueshme. 10 kilometra rrugë që lidhin Vermoshin me Shkodren nga segmenti i Qaf-Predelec deri në qender të fshatit në disa pjesë të tij është e bllokuar nga dëbora, por edhe rrëshqitja e gureve e dherave në rrugë.