Bylis ndal kampionët

Nuk kanë fund hapat fals të kampionëve të Kategorisë Superiore, Partizanit. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit. Një pikë e "rrëmbyer" me shumë mund nga ana e ballshiotëve, të cilët barazuan gjithçka në minutat e fundit shtesë. Për ironi, të dy golat mbajnë firmën e futbollistëve të kampionëve në fuqi të Kategorisë së Parë. Peposhi gaboi shënjestër në minutën e 71-të, duke shkaktuar një autogol të pafat. Ndërkohë, Ntepe në minutën e dytë shtesë i dha një pikë Bylisit. Pas këtij barazimi, Partizani mban vendin e 6-të me 7 pikë, teksa Bylis qëndron e treta me 8 pikë. / FOTO LSA
Albumi fotografik "Euro 2016"
22/01/2018 - 19:00
Rastësitë perfekte
22/01/2018 - 17:34
“Aksidente komike”
21/01/2018 - 14:04