Bylis ndal kampionët

Nuk kanë fund hapat fals të kampionëve të Kategorisë Superiore, Partizanit. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit. Një pikë e "rrëmbyer" me shumë mund nga ana e ballshiotëve, të cilët barazuan gjithçka në minutat e fundit shtesë. Për ironi, të dy golat mbajnë firmën e futbollistëve të kampionëve në fuqi të Kategorisë së Parë. Peposhi gaboi shënjestër në minutën e 71-të, duke shkaktuar një autogol të pafat. Ndërkohë, Ntepe në minutën e dytë shtesë i dha një pikë Bylisit. Pas këtij barazimi, Partizani mban vendin e 6-të me 7 pikë, teksa Bylis qëndron e treta me 8 pikë. / FOTO LSA
Pamje fantastike nga Gucia
23/11/2017 - 11:31
Foto që duhen parë 2 herë
22/11/2017 - 21:37
Kur tatuazhi del "zhgënjim"
22/11/2017 - 17:08
Kur të godet fati i keq
21/11/2017 - 20:39
Sinkronizmi perfekt nën ujë
21/11/2017 - 18:10
Femra të "rrëmujshme"
20/11/2017 - 17:54