Bukuroshja nga Afrika e Jugut shpallet Miss Universe 2017

Bukuroshja nga Afrika e Jugut është shpallur Miss Universe 2017 mes 92 bukurosheve nga e gjithë bota. Demi-Leigh Nel-Peters është vajza e cila rrëmbeu kurorën në eventin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Las Vegasit. 22 -vjeçarja u përzgjodh nga juria si më e bukura duke ia kaluar kështu Miss Kolumbisë dhe Miss Xhamajkës. Përveç çmimit të bukurisë, Demi-Leigh Nel -Peters nga Afrika duket se do përfitojë nga e gjithë kjo eksperiencë për të zhvilluar më tej pasionin e saj.. Demi-Leigh është e dyta që merr në shtëpi kurorën për Afrikën e Jugut.
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47