Bregdeti Amalfitan, parajsa pas çdo kthese

Panoramat e bregdetit të Amalfit në Itali janë cilësuar, me të drejtë, si ndër më të bukurit në botë. Shumë e dashur për admiruesit e udhëtimeve, poetët, artistët, është një ikonë e turizmit në Itali dhe është ndër pamjet më piktoreske të gadishullit aq të ëndërruar nga të huajt.