Aksident në Fushë- Krujë, treni përplas automjetin

Një 32 vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas dhe u mor zvarrë për afro 30 metra nga treni i linjës Shkodër-Vorë Ajo është Liljana Rrushi, banore e fshatit Mazhë e Madhe dhe udhëtonte me këtë makinë Fiat me Targë AA 457 RZ Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dhe burimeve policore e reja që udhëtonte drejt Fushë Krujës ka tentuar të kalojë në kryqëzimin e Bubqit ku rruga automobilistike pritet me hekurudhën në një kohë që shumë afër ishte edhe treni i pasagjerëve të linjës Shkodër-Vorë Pranë këtij kryqëzimi, ku aksidente të tilla kanë qenë të shpeshta nuk ka asnjë tabelë informuese për rrezikun, por burimet flasin për një pakujdesi nga ana e 32 vjecares.
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47