Aksident në Elbasan, makina përplas 3 persona, 1 i vdekur

Një person i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Metalurgjikut, ku një automjet ka përplasur tre persona në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Nga aksidenti viktimë ka mbetur një grua, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47