Aksident në autostradën Tiranë- Durrës

Dy ngjarje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë. Ndërsa një makinë tjetër fare pranë saj është përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve. Ajo është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Kur dështon në gatim
15/01/2018 - 17:08