Aksident i rëndë pranë kryqëzimit të Patokut

Humb jetën njëra prej motrave, makina e të cilave u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Lezhë-Milot. Motrat po udhëtonin me makinë në drejtim të Milotit ndërsa makina tjetër po ecte në drejtim të Mamurrasit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.