Aksident i rëndë në Krujë, treni merr zvarrë automjetin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramës të Krujës, ku treni ka përplasur një automjet, duke e marrë zvarrë përreth 100 metra.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. 21 vjeçari mësohet se udhëtonte i vetëm.
Ai është transportuar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.