10 vjet Ora News, fotot e mbrëmjes Gala

Radio Televizoni Ora News feston 10 vjetorin mes një spektakli madhështor me qindra të ftuar. Pas një rrugëtimi të gjatë 10 vjeçar me përpjekje, suksese, vështirësi për ekzistencë dhe me një garë mjaft të fortë, ku vendin e vet e ka siguruar vetëm përmes punës dhe përkushtimit, RTV Ora News ndezi dritat për një rrugëtim të ri me një pamje krejtësisht të re. Sot Ora News ka një logo të re, por misioni është i njëjtë, t'ju shërbejmë ju me të vërtetën tuaj, por me një fytyrë të re, moderne, bashkëkohore. Ceremonia u mbajt ne ambientet e RTV Ora me 27 shtator 2017.