FOTO-VIDEO/ I'u bë atentat në mes të Selanikut, shqiptari: Ndjeva një djegie në këmbë

Një shtetas shqiptar i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Antigonidhon të Selanikut, ku 32-vjeçari ra pre e plumbave.

Ai u transportua menjëherë me taksi në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë dëshmisë për Policinë, ai ka thënë fillimisht kishte ndjerë një djegie në këmbë, por më pas kishte kuptuar se ishte qëlluar me armë.

Dëshmitarë okularë në vendngjarje, tha se kishin konstatuar një sherr mes disa shqiptarësh, ndërsa i plagosuri, sipas mediave greke, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Vendi Lajme Greqi Kronike shqiptari atentat Aktualitet selanik

EMISIONET