Karabinierët në Torino kanë shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë.

Grupi në fjalë, mbi të cilin rëndojnë 33 grabitje banesash nga janari në korrik, kanë patur aktivitet më të lartë gjatë periudhës së karantinës, raproton TGCom, citon OraNews.

Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, ndërsa hetimet e organeve ligjzbatuese kishin muaj që kishin nisur.

“Skifterët” shqiptarë vepronin  kryesisht në zonën veriore të Torinos dhe në rrethinat e qytetit verior Italian. /A.R, OraNews