Foto/ U varros e gjallë në një fushë në Indi, bebja shpëton mrekullisht

Një bebe ishte varrosur e gjallë në një fermë në Indi, por fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli.

Thuhet se foshnjën e kishte vënë re një punëtor, i cili kishte dalluar fytyrën e saj në kohën që punonte në fushat e Khatima, në verilindje të Indisë.

Ai njoftoi policinë dhe vendasit, të cilët nxituan për të shpëtuar beben, njoftonin mediat vendase.

Disa pamje dramatike tregonin momentin kur foshnja ishte nxjerrë nga dheu dhe u shpëtua nga njerëzit që e mbështollën shpejt me një batanije.

Raportohet se foshnja u dërgua me urgjencë në spital dhe se tashmë është në gjendje të stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për të rrethanat e incidentit, raporton The Daily Telegraph.

Bota Lajme indi bebe mrekulli shpetim

EMISIONET