Foto/ Tiranë, përplasje mes Policisë Bashkiake dhe pronarëve te Inxhinieria e Ndërtimit

Përplasje mes Policisë Bashkiake dhe pronarëve të disa bizneseve pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

Siç mëson Ora News, janë 10 dyqane që duhej të ishin liruar sot, ndërsa pronarët kanë kërkuar më shumë kohë.

Bashkia e Tiranës u ka lënë vetëm 10 ditë kohë subjekteve në fjalë, kohë e cila sipas tyre, është e pamjaftueshme.

Përplasja me ta bëri që Policia Bashkiake të kërkojë edhe ndihmën e Policisë së Shtetit.

Situata e tensionuar vijoi për disa minuta.

Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme./ Burimi LSA

FOTOGALERI TJERA

E treta e vërteta e Biden
08/11/2020 - 11:16