Bashkia e Vlorës është përfshirë në një skandal, pasi mëngjesin e sotëm ka zhdukur të gjithë flamujt kuq e zi nga monumentet e qytetit.

Bashkia ka hequr flamujt kuq e zi nga varrezat e dëshmorëve dhe nga Monumenti i Pavarësisë.

Denoncimi vjen nga zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama.

Luan Rama: Skandal i bashkisë së Vlorës:

HIQET FLAMURI KOMBËTAR NGA VARREZAT E DËSHMORËVE DHE MONUMENTI I PAVARËSISË!

Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!

Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!