Një 25-vjeçar shqiptar në Greqi për pak sa nuk bëri masakër teksa hyri brenda ambjenteve të një lokali për të goditur një tjetër shqiptar, 23-vjeçar, që po qëndronte me miqtë  e tij.

10 personat të pranishëm mbetën vërtetë të shokuar kur panë një makinë që vinte drejt tyre me shpejtësi të lartë dhe të gjithë u ngritën për të shpëtuar.

Qytetarët shpëtuan me disa dëmtime në këmbë pasi disa mjete të parkuara e ndalën makinën e shqiptarit.

Policia u njoftua menjëherë dhe mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të riun, i cili nuk u përpoq të shpëtonte.

Dhjetë minuta më herët sipas mediave lokale greke, kishte pasur një sherr midis dy të rinjve. 25 vjeçari mbante një levë dhe një thikë dhe kishte kërcënuar bashkëpatriotin e tij.

Me ndërhyrjen e klientëve të tjerë dhe shokëve të 23-vjeçarit (të cilin edhe ai e kërcënoi), u shmang më e keqja, por 25-vjeçari nuk u ndal me kaq, pasi u kthye me makinën e tij.

Sipas mediave lokale greke, i riu që shqiptare synonte të godiste si dhe shumica e personave të pranishëm në lokal, janë futbollistë të një ekipi lokal të Akrotiri, të cilët sapo kishin mbaruar trajnimin e tyre.