Rrugë me baltë, trafik, betoniere që transportojnë beton, kamionë me inerte, e kaos është kjo panorama që të ofron Tirana prej kohësh tanimë.

Këmbësorët nuk gjejnë trotuare për të kaluar, e automjetet qëndrojnë me orë të tëra në rrugët e kryeqytetit për shkak të ndërtimeve pa kriter në çdo cep të qytetit.

Pluhuri balta dhe gropat mbizotërojnë në lagje që u krijojnë vështirësi të panumërta banorëve.

Në fotot e shkrepura nga gazetari i OraNews Isa Myzyraj shihet qartë kaosi që është i përditshëm në Tiranë