Ekipi i Kardashian po punon shumë për të hequr të gjitha gjurmët e një fotoje ‘të paautorizuar’ të Khloe Kardashian që u shfaq në mediat sociale gjatë fundjavës.

Imazhi në fjalë tregon 36 vjeçaren, duke qëndruar pranë një pishine të veshur me bikini leopardi. Ajo shfaqet e pa filtruar dhe jo aq e përsosur sa duket në shkrepjet e fushatës për markën e saj.

Në këtë imazhin duket se është në mes të bisedës dhe i ka flokët të ngritura në një bisht, ndërsa mban telefonin dhe i jep një buzëqeshje delikate fotografit.

Imazhi duket se është marrë në kompleksin e mamas së Kris Jenner në La Quinta, California, ku Kardashian dhe Jenner sapo kaluan fundjavën e Pashkëve.

Ndërsa shumica do të ishin krenare të dukeshin aq mirë me bikini, nuk është e vështirë të shohësh që Khloe duket shumë ndryshe nga imazhet e saj magjepsëse në Instagram.