Jemi ndër popujt më pro-amerikanë në botë, madje jo më kot ka dale shprehja “Duajeni Atdhenë si Shqipëria Amerikën”.

Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë “toka e premtuar” për shqiptarët, ndërsa çdo ngjarje në SHBA ndiqet me interes edhe në Shqipëri.

Kështu ndodhi gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të shkuar, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe dje gjatë protestave të dhunshme në Kongres.

Por mjeshtërit e rrjeteve sociale nuk e kanë humbur këtë rast për të shpërthyer në meme, ku nuk shkëputet vëmendja as nga situata apo personazhet në Shqipëri.

Katër persona mbetën të vrarë gjatë protestave të djeshme në Kongresin Amerikan, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe u arrestuan.