Një incident serioz ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat greke, ku një anije ushtarake u përplas nga një anije gjigande mallrash dhe nda në dy pjesë.

Anija tregtare “Maersk Launceston”, me flamurin e Portugalisë, u përplas me anijen “Kallisto”.

Anija ushtarake është ndarë në dy pjesë, edhe pse kishte vetëm një vit që ishte riparuar, ndërsa dy marinarë grekë raportohet se kanë mbetur të plagosur.