Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përflitet se posedon një shtëpi pushimi luksoze me vlerë rreth 200 milionë paund.

Rezidenca ndodhet në një zonë ekskluzive të emëruar si “fshati i miliarderëve”.

Sipërfaqja e pallatit është 123,758 metra katrorë, gati sa dyfishi i pallatit mbretëror në Londër, Buckingham Palace, shkruan The Sun.

Lajmi vjen pas raporteve se Putin po e fsheh pasurinë e tij reale.

Përflitet se ai ka një pasuri marramendëse prej 160 miliardë paundësh, duke e bërë atë 60 herë më të pasur se presidenti i SHBA Donald Trump.

Shefi autoritar  i  Moskës zotëron gjithashtu edhe një flotë jahtesh, makinash dhe pallate presidenciale.

Ish shef i KGB në Gjermaninë Lindore, Putin që prej vitit 1999 ka mbajtur postet e kryeministrit dhe presidentit që vijon ta mbajë edhe sot.