Në këto ditë vjeshte Parku Kombëtar i Qafështamës të ofron një mozaik natyror magjepsës.I ndodhur 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, ky park është kthyer në një destinacion të vërtetë turistik në çdo stinë të vitit. Pamjet e krijuara nga zverdhja e gjetheve në parkun e Qafështamës tërheqin jo pak vizitorë, për të shijuar këto bukuri në stinën e vjeshtës.
Për më shumë detaje, ju ftojmë të ndiqni këto foto nga Qafështatma, nga fokusi i kamerës së LSA.