Një ditë pasi SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj tij, për fshehje të 7 pasurive dhe pas reagimeve të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, deputeti i PS Ervin Bushati është parë sot i qetë në oborrin e Parlamentit.

Dhe për të “hequr mendjen” nga halli më i ri që i ka rënë për hise, kreu i PS dhe i fushatës elektorale të 25 prillit në Tiranë ka zgjedhur të lexojë librin e Spartak Brahos “Masakroni Servet Pëllumbin”.

Aq i fokusuar ka qenë Bushati te leximi i librit sa ka harruar të vendosë edhe maskën në publik, duke rrezikuar kështu edhe gjobën prej 3 mijë lekësh.