Një shqiptar, 40 vjeçar, është gjendur i vdekur buzë rrugës në Skepastos, Platania, në Greqi.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjend mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë policinë, citon Ora News mediat greke.

40-vjeçari, baba i një fëmije, u transportua në Spitalin e Kalavrita por kjo nuk mjaftoi për ti shpëtuar jetën.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka humbur jetën teksa ngiste motorin e tij, ndërsa policia vendase ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.r, OraNews