Foto me Klinton, Rudina Hajdari na prezanton me zyrat e reja të partisë së saj: Do sfidojë gjithë klasën politike

Rudina Hajdani ka publikuar një foto nga zyra e re partisë së saj.

Hajdari ka shkruar se ky projekt i ri do të sfidojë klasën politike, teksa i ka ftuar ndjekësit e saj ti bashkohen dhe të lënë një takim me të.

Sakaq në fotot e zyrës së re duken disa takime të rëndësishme të Hajdarit, ku bie në sy fotoja me ish-presidentin e SHBA, Bill Klinton.

“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.
Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.
Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim.

Na shkruaj!
#bashkohemi”, shkruan Hajdari.

Vendi Lajme rudina hajdari Aktualitet parti e re bashkohemi

EMISIONET