Georgina Rodriguez vijon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me postimet e saj në Instagram.

E dashura e Cristiano Ronaldos kaloi disa ditë në Dubai, ku kampioni portugez mori çmimin për Futbollistin më të Mirë të Shekullit, ndërsa ka shijuar edhe detin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për të shënuar fundin e qëndrimit të saj në Dubai ajo ka postuar disa foto ku shfaqet mbi një motor uji.

Fotot janë bërë menjëherë virale duke marrë mbi dy milionë pëlqime brenda pak orësh.

Georgina numëron rreth 23 milionë ndjekës në Instagram.