Cristiano Ronaldo do të karantinohet në Torino.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” u nis nga Portugalia përmes një avioni-ambulancë privat.

Ylli portugez mbërriti në Itali pasditen e djeshme në aerportin Caselle të Torinos.
Ndërkohë klubi i Juventus përmes një komunikimi për publikun shpjegon: “Cristiano Ronaldo rihyri në Itali përmes një avionic sanitar, i autorizuar nga autoritetet shëndetësore pas kërkesës së futbollistit për vetëkarantinim në banesën e tij”.
🚨 ÚLTIMA HORA | CRISTIANO pone rumbo a ITALIA en un jet privado tras el positivo en #COVID19. 🎥 Vía ‘TVI 24’ pic.twitter.com/pilBzTCeCV
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 14, 2020
Banesa e Ronaldos në Torino:
Në rrezik super-përballja me Messin?
Infektimi i Cristiano Ronaldos bën që ylli portugez të dy humbasë dy ndeshjet e rradhës në kampionat dhe Champions League, porn ë pikëpyetje është pjesëmarrja e tij edhe në super-përballjen me Barcelonën.
Kështu, CR7 nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës në Serie përballë Crotones, ndërsa humbet edhe atë në Champions League kundër Dinamo Kiev.
Ndërkohë në pikëpyetje është edhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Hellas Verona e mbi të gjitha ajo kundër Barcelonës dhe Lionel Messit, e programuar për tu luajtur më 28 tetor, raporton Ora News.
Sipas rregullave të reja të UEFA-s, një futbollist mund të zbresë në fushë vetëm 7 ditë pas përgjigjes negative të testit anti-Covid.
Praktikisht, Cristiano Ronaldo duhet të deklarohet zyrtarisht negativ brenda 21 tetorit.
Fakti që futbollisti është në gjendje të mire shëndetësore, jep shpresë se do të mund të luajë në përballjen e madhe kundër katalanasve.
/a.r, OraNews