Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, i ftuar në “Abc News” denoncoi një atentat të mbetur në tentativë.

Sipas tij, më 5 tetor është gjetur në Rinas një makinë e djegur ndërsa brenda saj u konstatuan armë dhe maska.

Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një atentat të mbetur në tentativë.

“Në 5 tetor në Rinas bëhet fjalë për një makinë që është gjetur e djegur, brenda ka pasur armë, që dëshmon se është përdorur nga një grup vrasësish, përpara se të gjendej i djegur ka kaluar në Rinas ka përplasur dy makina të tjera.

Nga informacionet bëhej fjalë për një atentat të dështuar. Në makina kishte armë dhe mjete me maska”, tha gazetari.