Ora News siguron foton e viktimës të atentatit të sotëm në qytetin e Fierit.

Ky është Ahmet Toska, 50-vjeçari i vrarë mëngjesin e sotëm në lagjjen “Sheq i Madh” në Fier.

Ai u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar teksa po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa ende nuk ka asnjë pistë mbi motivet e vrasjes së tij.

Policia dhe FNSH ngritën menjëherë pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit por ende nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier“.