Foto/ Kur krokodili 2 metra të vjen për "vizitë" në shtëpi

Një krokodil dy metra i gjatë kishte shkuar për "vizitë" në një banore në Florida.

Ai i kishte hyrë në shtëpi dhe ishte strehuar në garazhin e saj, kur ajo e zbuloi menjëherë telefonoi 911 për ndihmë.

Ekspertët i erdhën menjëherë në ndihmë gruas duke e kapur zvarranikun dhe duke e transportuar atë drejt një ferme krokodilësh në zonë.

Gruaja, Torrie Heathcoat, kishte dëgjuar bashkë me të shoqin zhurmë që vinte nga garazhi.

I shoqi ishte afruar për të parë dhe ajo kishte mbetur me gojën hapur kur i kish thënë se kishte një krokodil në garazh.

Lifestyle Lajme shtepi vizite krokodili

EMISIONET