FOTO/ Kërkojnë rihapjen, përplasje mes policisë dhe qytetarëve në Romë

Përleshje me punonjësve dhe pronarëve të restoranteve në Romë, të cilët kërkojnë rihapjen e aktiviteteve të tyre.

"Ne jemi sipërmarrës, jo kriminelë", ishin disa prej parrullave të protestuesve.

Dhjetëra njerëz iu afruan kordonit të policisë pranë Parlamentit, duke kënduar kore dhe duke tentuar t'i afroheshin Palazzo Chigi duke hedhur edhe parrulla kundër qeverisë.

Nga protesta 2 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 7 demostrues janë arrestuar, përcjell Ora News.

Shtetasit italianë po i kalojnë pushimet e Pashkëve nën masa te rrepta kufizuese, pasi autoritetet vendosën që nga e shtuna deri të hënën, i gjithë territori i vendit do të konsiderohet “zonë e kuqe”.

Kjo lëvizje erdhi pas një rritjeje të konsiderueshme të infektimeve me koronavirus. 

Masat kufizuese kanë bërë që bizneset dhe udhëtimet turistike të ndalen, teksa policia ka nisur të monitorojë me dronë plazhet dhe parqet publike për të ndaluar grumbullimin e turmave.

EMISIONET