Juventus-Napoli, ndeshja kryesore e javës së tretë në Serie A, nuk u luajt sipas programit, dje në 20:45.

Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo mbërriti në stadium dhe zbriti në fushë 45 minuta para fillimit të ndeshjes, sipas rregullores, ndërsa më pas mori njoftimin zyrtar se takimi nuk do të zhvillohej.

Napoli qëndroi në Campania, pa u nisur për në Torino, ndërsa tani gjithçka do të duhet të vendoset nga Gjykata Sportive.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Juventus pritet të fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Shkak për këtë situatë u bë infektimi me Covid-19 i disa futbollistëve dhe pjesëtarëve të klubeve respektive. /A.R, OraNews

A