Mundësi i njohur John Cena ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Shay Shariatzadeh në Tampa të Floridës.

Çifti filluan të takoheshin në fillim të vitit 2019, pas ndarjes së shumëpërfolur të Johnit me ish-të fejuarën, Nikki Bella në vitin 2018.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga TMZ Sports, ata shkëmbyen unazat më 12 tetor në një ceremoni të zhvilluar në Tampa.

Shay ka lindur në Iran por është një shtetase kanadeze. Ajo punon si menaxhere e produkteve për një kompani të teknologjisë në Vancouver.