FOTO/ I quajti "ekip i Yzberishtit", tifozët e Tiranës nuk përmbahen karshi Braçes

Zv.kryeministri Erion Braçe, tifoz i Partizanit, njihet për replikat në distancë me tifozët e Tiranës, të cilët e kanë kthyer edhe në “këngë” në stadium.

Por reagimi I Braçes pas derbit të luajtur në Elbasan dhe të fituar 1-0 nga Partizani, ka irriturar jo pak tifozët bardheblu.

Gjatë ndeshjes së sotme kundër Laçit, e humbur nga Tirana me të njëjtin rezultat, tifozët kanë shfaqur në një ambjent pranë “Selman Stermasi”-t një banderole fyese karshi zv.kryeministrit.

Lexo edhe:

Kriza bardheblu/ Dede braktis Tiranën para ndeshjes, Laçi triumfon në kryeqytet

“Braçe hematosperm”, lexohet mbi baderolë.

Por çfarë shkruante pas derbit zv.kryeministri Erion Braçe:

KRYEQYTETI ESHTE I KUQ!

Kaq ishte; 5vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu! Sot rinisi vargu i ri i fitoreve; Deri tani jemi 4 pike me 1!

I lumtur per secilin nga djemte, ata ne fushe e ata ne stol, per trajnerin Daja, trajneret e tjere, gjithkend ne shtepine e kuqe; Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!

Por mbi te gjitha; I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor, hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!

SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE!

Por pertej ketyre; Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazem. Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia, jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane!

Banderola e tifozëve të Tiranës

/a.r,OraNews

Lajme tifozet erion braçe banderola

EMISIONET